Talenti madrilen i sinqertë: Mbylla sytë dhe godita!

Futboll

Talenti madrilen i sinqertë: Mbylla sytë dhe godita!

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Nico Paz

Real Madrid fitoi me rezultatin 4:2 ndaj Napolit në Champions League.

Një nga protagonistët e “Los Blancos” ishte edhe talenti Nico Paz, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 84 duke shënuar golin e avantazhit 3-2 për spanjollët.

Ishte një gol mjaft i bukur nga ana e 19-vjeçarit që nuk u druajt të tentonte nga një distancë e konsiderushme.

Pas sfidës, Paz u shpreh se përjetoi një ëndërr ndërsa theksoi se akademia e Real Madrid është një nga më të mirat në botë.

“Është një ëndërr. Unë as nuk e dija se çfarë po bëja në atë moment kur shënova golin. thjesht godita fort dhe topi shkoi në rrjetë.

Jam çmendur nga gëzimi. Akademia e Real Madrid është një nga më të mirat në botë, në mos më e mira. Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi”, u shpreh Paz që i është bashkuar madrilenëve në moshën 12-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat