Sulmuesi spanjollë rinovon kontratën me klubin bask

Futboll

Sulmuesi spanjollë rinovon kontratën me klubin bask

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 11:53
Nico Williams - majtas

Nico Williams rinovon kontratën me Athletic Bilbaon deri në vitin 2027. Anësori spanjoll ka arritur marrëveshjen për ta zgjatur qëndrimin në ekipin bask për tri sezonet e ardhshme.

21-vjeçari numëron rreth njëqind ndeshje me fanellën e Athletic Bilbaos dhe në sezonin aktual kryeson listën e asistimeve në La Liga.

Më i riu nga vëllezërit Williams ka vendosur të vazhdojë rrugën e tij me klubin Basksë bashku më Iñakin (vëllan137 më të madh), duke bërë një vesh të shurdhër ndaj sirenave të klubeve të fuqishme, që kishin nisur të bënin sondazhe për blerjen e tij në janar.

Për sa u përket koncepteve kontraktuale, sipas klubit, “ka një strukturë pagash fikse me një komponent të ndryshueshëm në bazë të objektivave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat