Di Canio: Milan mund të kthehet në luftë për titullin vetëm në një rast

Futboll

Di Canio: Milan mund të kthehet në luftë për titullin vetëm në një rast

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 18:09
Di Canio

Lufta për fitoren e Serisë A është një çështje vetëm mes Inter-it dhe Juventus-it?

Për Paolo di Canio-n mund të jetë një skuadër e tretë në lojë, Milan-i i Stefano Pioli-t.

Duke folur për “Tutti Convocati”, ish-sulmuesi dhe trajneri e ka analizuar në këtë mënyrë luftën për titull:

“Interi dhe Juventusi do të luftojnë për titullin deri në fund.

Ata kanë cilësi superiore dhe skuadra më të pajisura se gjithë të tjerët.

“Zikaltrit i shoh si favorit për fitoren finale, por bardhezinjtë do t’ia bëjnë të vështirë deri në fund.

“Mendoj se Milani mund të rikthehet në luftë, por vetëm me një kusht: në rastin e daljes nga kupat europiane.

“Kuqezinjtë kanë skuadrën për të luftuar, por nuk janë të pajisur për të përballuar dy kompeticione”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat