Berisha kërkon hakmarrjen ndaj skuadrës që e largoi nga futbolli

Futboll

Berisha kërkon hakmarrjen ndaj skuadrës që e largoi nga futbolli

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:48
Empoli

Etrit Berisha nesër do të ketë mundësinë që të tregojë se sa vlen, përballë një trajneri i cili thuajse e largoi nga futbolli. Empoli i portieri të Kombëtares luan kundër Torinos, ku Berisha qëndroi një vit pa luajtur për shkak të insistimit të trajnerit Ivan Juriç.

Tekniku kroat vendosi t’i besonte portën serbit Milinkoviç-Saviç edhe pse Berisha bëri mirë sa herë luajti me fanellën e Torinos dhe më pas e nxori plotësisht jashtë planeve të skuadrës duke mos e grumbulluar për muaj me radhë.

Kalimi te Empoli ishte fundi i kalvarit të gjatë të Berishës, i cili gjeti shumë shpejt minuta në fushë dhe u kthye përsëri një nga portierët më të vlerësuar në kampionatin italian. Empoli e mori fillimisht si zëvendësuesin e të riut Kaprile, por tashmë ai është kthyer në një titullar të paprekshëm, siç ka shpjeguar sot vetë trajneri Andreacoli, i cili theksoi se në këtë pikë i besonte plotësisht këshillave të përgatitësit të portierëve.

“Unë bëj shpesh formacione të ndryshme, këtu mund të përfshihet edhe portieri. Por në këtë rast, unë i besoj Siçinjanos (përgatitësit e portierëve), me të cilin bie dakord mbi zgjedhjen. Berisha po rritet, e shoh, në të kaluarën e kuptoja më pak, por tani po del në pah. Nuk kemi hierarki të saktësuara”, theksoi trajneri i Empolit sot në konferencë për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat