Milani ka mbyllur zyrtarisht blerjen e Filippo Terraccianos

Futboll

Milani ka mbyllur zyrtarisht blerjen e Filippo Terraccianos

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:05
Filippo Terracciano

Sipas asaj që raporton SkySport, Milani ka mbyllur zyrtarisht blerjen e Filippo Terracciano në këto minuta.

Klubi kuqezi ka arritur marrëveshje me Verona për mbrojtësin e lindur në vitin 2003 mbi bazën e një transferimi të përhershëm për 4.5 milionë euro plus 1 milionë bonus.

Është e qartë se për t’u siguruar që marrëveshja të mbyllet 100%, lojtari do të duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe procedurave burokratike përpara se të nënshkruajë kontratën me Milanin.

Për lojtarin interesoheshin edhe Juventus-i me Fiorentina-n.

Një produkt i sektorit të të rinjve të Verona-s, këtë sezon Terracciano ka luajtur 18 ndeshje në Serie A me një asist në emër të tij, duke luajtur në role të shumta: ai luajti 9 ndeshje si mesfushor i krahut të djathtë, 5 si mbrojtës i majtë, 2 si mesfushor i majtë dhe dy si qendërmbrojtës; duhet theksuar se formacioni bazë i Veronës është 3-4-2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat