Bekaj në portë, Hatayspori eliminohet nga Kupa e Turqisë

Futboll

Bekaj në portë, Hatayspori eliminohet nga Kupa e Turqisë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:26
Visar Bekaj gjatë ndeshjes

Visar Bekaj ishte në portë te skuadra e Hataysporit të mërkurën mbrëma në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Turqisë.

Megjithatë, portieri i Kosovës është eliminuar pas disfatës nga Bashakshehiri vendës.

Loja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin 1:1, ndërsa fituesi u përcaktua në penallti.

Bashakshehiri fitoi me rezultatin 3:2 pas ekzekutimit të 11-të metrave, ndërsa Bekaj arriti që ta presë një penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat