Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”, Lushkja i jep avantazhin “Bardhebluve”

Futboll

Zhbllokohet sfida në “Elbasan Arena”, Lushkja i jep avantazhin “Bardhebluve”

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 18:54
Lushkja

Më në fund ka ardhur edhe goli i parë i sfidës, në “Elbasan Arena”, me “Bardheblutë” e Tiranës, që kanë arritur pas plot 54′ minutash lojë të dërgon topin në rrjetën e “Bardhezinjve” të Laçit me këta të fundit, që janë me 10 lojtarë që prej minutës së 19′-të të pjesës së parë.

Nga një rrëmujë në zonën e “Kurbinasve” ka përfituar “fantazisti” i mesfushës, Regi Lushkja me këtë të fundit që me një goditje potente dërgon sferën pas shpatullave të portierit Dajsinani.

Rezultati shkon në 1 me 0. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat