Për të parë Anglinë në Gjermani, britaniku shpenzon 12 mijë funte

Futboll

Për të parë Anglinë në Gjermani, britaniku shpenzon 12 mijë funte

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 12:34
Uill Robej

Fansi i zjarrtë i futbollit Uill Robej ka shpenzuar pothuajse një vit kohë që ta shndërrojë furgonin e tij të vjetër në një “shtëpi luksoze”, me qëllim që ta ndjekë kombëtaren e tij – Anglinë në rrugëtimin në Euro 2024 në Gjermani.

Ai i shpenzoi edhe 12 mijë funte për të krijuar furgonin në “shtëpi”, në të cilin tani ka shtrat, kuzhinë dhe ekran gjigant që të ndjekë 51 ndeshjet në Gjermani.

Ai u largua nga shtëpia e tij në Redhill, Surrey në orët e para të mëngjesit të shtunës për të përshkuar 360 milje drejt qytetit Gelsenkirchen, ku Anglia do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Serbisë.

Uill dhe vëllai i tij binjak Ed, do të ndjekin ekipin e zemrës në Frankfurt dhe më pas do të udhëtojnë për në Kelln për të parë ndeshjet kundër Danimarkës dhe Sllovenisë.

29-vjeqarët do të hanë, flenë dhe gatuajnë në furgonin Fiat Ducato të prodhuar më 2014, ku Uill shpenzoi 12 mijë funte për ta shndërruar furgonin e quajtur “Mary” në një “shtëpi”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat