Kroati nuk lë gjë pa i thënë Dragan Stojkoviqit 

Futboll

Kroati nuk lë gjë pa i thënë Dragan Stojkoviqit 

Nga: K.Goca Më: 16 qershor 2024 Në ora: 13:31
Joshko Jeliçiq dge Dragan Stojkoviq

Në Gjermani po mbahet Kampionati Evropian i futbollit. 

Ish-mesfushori i Hajdukut nga Spliti, Dinamo së Zagrebit dhe Sevillës, Joshko Jeliçiq e ka sulmuar ashpër në studion e “HRT” kombëtaren serbe dhe selektorin Dragan Stojkoviqin - Piksin! 

Analisti kroat ka theksuar se pret humbje të Serbisë, e më pas skandale...

“Sa i përket serbëve, sa i përket egos dhe problemeve të tyre të brendshme, më vjen mirë që janë në kampionat sepse nuk do të jenë të mërzitshëm. 

Sidomos nëse humbin në ndeshjen e parë, gjë që pritet”, tha Jeliçiq.

Dhe kjo nuk mjaftoi, ai vazhdoi të kritikonte trajnerin e Serbisë. Ai ka theksuar se skuadra serbe nuk ka hierarki dhe ka kritikuar trajnerin për sharjet gjatë ndeshjes kundër Austrisë.

"Problemi i tyre është se përzgjedhësi nuk i sjell asgjë skuadrës. Duhet të kenë një hierarki më të qartë, jo për atë se kush është ylli më i madh.

Piksi dhe deklaratat e tij, ne e pamë atë si i shante lojtarin e tij në një ndeshje miqësore.

Gjërat që nuk i kanë bërë prej kohësh dhe ndoshta nuk do të kenë as kult të kombëtares”, ka përfunduar Jeliçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat