Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, në bazë të lojës, nuk e ka merituar humbjen në Finlandë.
HJK Helsinki ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Deçiqit, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 49-të, futbollisti Erwin shënoi gol nga afërsia.
Në minutën e 83-të, fat i madh për skuadrën finlandeze.
Portieri Nijhuis ka shpëtuar gol të sigurtë.
Bozhanoviq goditi bukur por portieri e dëbon topin në korne.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Bolt Arena” në Helsinki.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Podgoricë dhe Deçiqi ka mundësi ideale për të përmbysur këtë humbje, që të shkojnë në play-off.