Xherdan Shaqirin nuk e kërkojnë vetëm grekët, befasia e madhe është edhe nga një shtet  

Futboll

Xherdan Shaqirin nuk e kërkojnë vetëm grekët, befasia e madhe është edhe nga një shtet  

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2024 Në ora: 11:55
Xherdan Shaqiri

Disa klube e kontaktojnë yllin nga Kosova, Xherdan Shaqirin.

Pas ndërprerjes së kontratës me klubin amerikan, Chicago Fire, Xherdan Shaqiri tani është i lirë dhe nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën. 

Siç raporton “Sky”, klube të shumta kanë kontaktuar me Shaqirin ditëve të fundit. 

“Kjo përfshin skuadrat greke Panathinaikos dhe AEK nga Athina, skuadrën turke të kategorisë së parë Besiktas nga Stamboll dhe disa klube nga Arabia Saudite.

Interesimi më konkret e ka shprehur deri me tash Panathinaikosi. Përveç lëvizjes jashtë vendit, një rikthim në FC Basel gjithashtu do të jetë opsion”, njofton mediumi zviceran “Blick”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat