Trajneri i Vardarit, Petreski, para derbit me Shkupin: Në Çair vetëm për fitore!

Futboll

Trajneri i Vardarit, Petreski, para derbit me Shkupin: Në Çair vetëm për fitore!

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 14:06
Goran Petresk

Trajneri i ri i Vardarit, Goran Petreski, në një intervistë për faqen zyrtare të klubit mes tjerash ka folur edhe për derbin e fundjavës me Shkupin në Çair.

“I ndjek të gjitha skuadrat lart e poshtë këtë sezon dhe mendoj se kampionati do të jetë i vështirë për të gjithë.

Skuadrat janë ripërtrirë me lojtarë të rinj, nuk ka asnjë favorit ose autsajder.

Mendoj se ndaj Shkupit do të jetë një ndeshje e vështirë.

Tani ata po kërkojnë një rrugëdalje nga kriza, por ne shohim taktikat dhe vizionin tonë.

Ne nuk pranojmë asgjë përveç fitores. Kemi disa lojtarë të lënduar, por nuk dua të kërkoj alibi”, ka thënë Petreski, I cili debuton të dielën.

Ndeshja derbi Shkupi-Vardar do të luhet të dielën në Çair me fillim prej orës 16:00. Pas javës së tretë, Shkupi ka një pikë, kurse Vardari tre pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat