Kosova shpërthen me gola në Larnaca, Vedat Muriqi nuk përmbahet

Futboll

Kosova shpërthen me gola në Larnaca, Vedat Muriqi nuk përmbahet

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 shtator 2024 Në ora: 17:33 Përditësuar në ora: 19:49 më 09.09.2024
Pamje nga ndeshja

Kosova demolon Qipron

Kombëtarja e Kosovës ka treguar shpirt luftarak nga minuta e parë, duke e demoluar me rezultat 4:0 Qipron në Larnaca, në takimin e xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve.

Sulmuesi Vedat Muriqi (dy gola) e Donat Rudhani ishin kryefjala e lojës në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë futet Albion Rrahmani dhe Lumbardh Dellova, të cilët realizuan gola në portën qipriote. 

Qipro - Kosova 0:4

Stadiumi "AEK Arena" në Larnaca.

Shikues: 2.000.

Gjyqtar: S. Gishamer (Austria).

Shënues: Muriqio (9' - nga penalltia e 21'), Al. Rrahmani (48'), Dellova (55')..

Kartona të verdhë: Pittas.

Qipro: Mall, Karo, Gogiq, Kyprianou (Laifis  46'), Panyiotu (Andreou 46'), Artymatas, Kastanos, Malekkidis (Correia 58'), Ioannu (Spoljaric 71'), Pittas dhe Tzionis (Loizou 65').

Kosova: Bekaj, Rrudhani, Aliti (Dellova 46'), Am. Rrahmani, Hadërgjonaj, Berisha, Emërllahu (Bujupi 87'), Rexhbeçaj (I. Krasniqi 70'), E. Krasniqi, Muriqi (Al. Rrahmani 46') dhe Rashica (Sahiti 70').

Selektori Franco Foda me kombëtaren e Kosovës, u kthyen me pikë të plota. 

Kosova është paraqitur pa tre futbollistë, Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portieri Arijanet Muriç, të cilët u përjashtuan nga selektori Foda.

18-vjeçari Eliot Bujupi debutoi për Kosovën, duke u aktivizuar në minutën e 87-të.

Në minutën e 8-të, Donat Rrudhani pengohet dhe gjyqtari pa u hamendur fare akordoi penallti.

Vedat Muriqi në minutën e 9-të me qetësi e mjeshtri shënoi nga penalltia, portieri në të majtë e topi në të djathtë, 0:1.

Në minutën e 12-të, Elvis Rexhbeçaj për bukuri pasoi të Vedat Muriqi i cili nga 16 metra dërgoi goditje të fortë por për fat të keq shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

Në minutën e 21-të, Donat Rrudhani harkoi për bukuri, ndërsa Vedat Muriqi nga afërsia shkëputet duke goditur me kokë dhe plasoi topin në këndin e majtë, 0:2.  

Në minutën e 38-të, Ermal Krasniqi shpërdoroi një rast ideal, ku goditja e tij përfundoi drejt në trup të portierit vendas.

Albion Rrahmani futet në pjesën e dytë në vend të Vedat Muriqit. 

Pas tre minutave (48’), Albion Rrahmani shënoi nga afërsia pas asistimit të Milot Rashicës me kokë, 0:3.

Lumbardh Dellova shpërtheu, shënoi golin e parë në paraqitjen e 10-të jubilare.

Ai brenda 16-shit e me goditje të fortë, realizoi për 0:4 në minutën e 55-të.

Fat për Kosovën në minutën e 67-të, Kastanos nga 2-3 metra gjuan mbi portën e Kosovës.

Në minutën e 79-të, Emir Sahiti, me lëvizje mjeshtërore brenda 16-shit por goditja e tij e bukur u ndal nga shtylla e djathtë.  

Kosova ka arkëtuar tre pikë pas humbjes me rezultat 3:0 në Prishtinë nga Rumania.

Rumania kryeson me 3 (një ndeshje më pak), pasojnë Kosova me 3, Qipro 3 dhe Lituania 0 pikë (një ndeshje më pak).

Muriqi - shënues i dyfishtë

(E plotësuar) - 87' Kosova ka treguar lojë mjaft të mirë.

Qipro - Kosova 0:4

Stadiumi "AEK Arena" në Larnaca.

Shikues: 2.000.

Gjyqtar: S. Gishamer (Austria).

Shënues: Muriqio (9' - nga penalltia e 21'), Al. Rrahmani (48'), Dellova (55')..

Kartona të verdhë: Pittas.

Qipro: Mall, Karo, Gogiq, Kyprianou (Laifis  46'), Panyiotu (Andreou 46'), Artymatas, Kastanos, Malekkidis (Correia 58'), Ioannu (Spoljaric 71'), Pittas dhe Tzionis (Loizou 65').

Kosova: Bekaj, Rrudhani, Aliti (Dellova 46'), Am. Rrahmani, Hadërgjonaj, Berisha, Emërllahu (Bujupi 87'), Rexhbeçaj (I. Krasniqi 70'), E. Krasniqi, Muriqi (Al. Rrahmani 46') dhe Rashica (Sahiti 70').

83' lojë e mirë.

79' Emir Sahiti, me lëvizje mjeshtërore brenda 16-shit por goditja e tij e bukur u ndal nga shtylla e djathtë.  

76' Kosova kërkon golin e radhës.72' Lojë e mirë në përgjithësi.

67' Fat për Kosovën, Kastanos nga 2-3 metra gjuan mbi portën e Kosovës.

65’ Kosova po shkon drejt fitores.

60’ Gjithçka e qarta, Kosova ka tre pikë në xhep.

55' Lumbardh Dellova shpërthen, shënoi golin e parë në paraqitjen e 10-të jubilare.53' Kosova pretendon fitore sa më të thellë.

48' Albion Rrahmani shënon pas asistimit të Rashicës.

47' Kosova ka qetësinë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Vedat Muriqi me Donat Rrudhani janë figura kryesore deri me tash.41’ Djelmoshat tanë kërkojnë golin e radhës.

31’ Ermal Krasniqi shpërdoroi një rast ideal, ku goditja e tij përfundoi drejt në trup të portierit vendas.

36' Lojë e mirë e djelmoshave tanë.32' Djelmoshat tanë kanë posedimin e topit ndaj rivalit.

28' Kosova po shtron lojën e saj, Rrudhani dhe Muriqi po dallohen.

25' Lojë me ritëm.

21' Rrudhani harkoi për bukuri, ndërsa Vedat Muriqi nga afërsia shkëputet duke goditur me kokë dhe plasoi topin në këndin e majtë, 0:2.  

20' Ndeshja po luhet në Larnaca të Qipros.

15' Kosova po sulmon.12' Rexhbeçaj për bukuri pasoi të Vedat Muriqi i cili nga 16 metra dërgoi goditje të fortë por për fat të keq shkoi jashtë shtyllës së djathtë.

9' Vedat Muriqi shënoi nga penalltia, portieri në të majtë e topi në të djahttë.

8.  Kosova po e dominon ballafaqimin, në një atmosferë të mirë rreth 2 mijë shikues. Rrudhani pengohet dhe penallti për Kosovën.

7’ Kosova po kërkon tre pikë pas debaklit në Prishtinë me rezultat 3:0 nga Rumania, në hapje të edicionit të ri.5' Lojë e mirë.

2: Kosova kërkon pikë.

Kosova e “dënuar” vetëm për fitore ndaj Qipros

Liga e Kombeve mbrëmjen e sotme ka rezervuar disa përballje mjaft interesante. 6 duele mjaft të luftuara do të luhet në dy orare të ndryshme.

Kështu gjithçka do të startojë me Kosovës. “Dardanët” luajnë në transfertë ndaj Qipros, sfidë që do të nisë në orën 18:00.

Një duel ku ekipi i drejtuar nga Franco Foda është i dënuar vetëm për fitoren, në të kundërt do të përkeqësonte akoma më shumë situatën në skuadër.
Përveç Kosovës, vëmendjen do ta marrin edhe ekipe si Franca, Belgjika apo Italia. Kështu në orën 20:45 do të luhen takimet e tjera, ku spikat dueli mes Francës dhe Belgjikës, sfidë që do të luhet në “Parc Olympique Lyonnais” në Lyon.

Ndërkohë Italia do të duelojë me Izraelin në transfertë. Takimet e tjera janë Mali i Zi – Uellsi, Norvegji-Austri, Slloveni – Kazakistan, Turqi-Islandë dhe Rumani – Lituani.

Kosova synon fitore në Qipro

Kosova synon fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës së Kombeve në futboll. 

Për dallim nga ajo ndeshje, Foda ka bërë disa ndryshime në formacionin startues.

Qipro - Kosova

Qipro: Mall, Karo, Gogiq, Kyprianou, Panyiotu, Artymatas, Kastanos, Malekkidis, Ioannu, Pittas dhe Tzionis.

Kosova: Bekaj, Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Berisha, Emërllahu, Rexhbeçaj, E. Krasniqi, Muriqi dhe Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat