Rei Manaj ka thyer mallkimin që e kishte ndjekur në javët e para të kampionatit turk të futbollit, teksa ka gjetur sot golin e tij të parë për këtë edicion.
Në ndeshjen ndaj Gaziantepspor, Manaj ishte si zakonisht titullar te Sivaspor dhe tundi rrjetën në minutën e 37 të duelit, për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Pas një goditje nga këndi, ai lëshoi një gjuajtje të pakapshme me kokë për portierin kundërshtar, duke festuar këtë gol të parë sezonal në Turqi.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar, Manaj u bë protagonist me 18 gola në 33 ndeshje në kampionatin turk.