Stadiumi i KF Fortuna nga Hasanbegu ka marrë pamje fantastike dhe është gati për fillimin e sezonit të ri në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni.
Fortuna është një ndër klubet më të vjetra dhe më të organizuara në Ligën e Tretë.
Stadiumi i tyre “Hasanbeg Arena” në Hasanbeg ka marrë pamje evropiane.
Nesër (e diel, ora 15:30 minuta) Fortuna e pret Bashkimin e Lubotenit, duke hapur sezonin e ri, ndërsa ndeshjet si vendës në këtë impiant i luan edhe Shkëndija e Haraçinës.