Lojtari shqiptar roja fut në sherr Evertonin dhe Chelsean

Futboll

Lojtari shqiptar roja fut në sherr Evertonin dhe Chelsean

Më: 17 janar 2025 Në ora: 16:20
Broja në barelë

Nuk ka qetësi për Armando Brojën.

Dëmtimi i fundit në kyçin e këmbës, ka shtuar problemet për sulmuesin e Shqipërisë.

Trajneri i Evertonit, David Moyes, deklaroi se po mendohet që të ndërpritet huazimi dhe lojtari të rikthehet te Chelsea, klub që ka kartonin e shqiptarit.

Megjithatë, nga kjo situatë e krijuar “Blutë e Londrës” nuk duken shumë të lumtur. “The Guardian” raporton se Chelsea kërkon nga Everton të paguajë të gjitha pagat e Brojës deri në fund të sezonit, sipas huazimit dhe asaj që ishte parashikuar në kontratë.

Chelsea pagoi rrogën e Brojës deri në muajin Dhjetor, kur ai u rikthye nga dëmtimi dhe pjesa tjetër i takon Evertonit, siç është parashikuar edhe në kontratë.

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të parë nëse Broja do të mbetet tek Evertoni apo do të rikthehet te Chelsea.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat