Pjaniçi tregon për cilën i rrihte zemra më shumë

Futboll

Pjaniçi tregon për cilën i rrihte zemra më shumë

Më: 4 prill 2025 Në ora: 15:02
Miralem Pjaniç

Miralem Pjaniç ka dhënë një intervistë për “Il Tempo”-n, ku ka treguar ndjesitë e tij rreth përvojave te Roma dhe te Juventusi.

Mesfushori boshnjak është shprehur se e ka ndjerë më tepër fanellën e Romës.

Por nga ana tjetër ka deklaruar se Juventusi është një klub më i madh dhe me tifozë në mbarë Italinë.

“Në Torino kam fituar më shumë, por fanellën e Romës e ndjeja.

E kam dashuruar vendin dhe derbin.

Nga ana tjetër, te Juventusi je te një klub botëror, që njihet kudo dhe i ka stadiumet plot në të gjithë Italinë.

Jam gjithashtu shumë i lidhur edhe me fanellën bardhezi. Përvoja të ndryshme, por klube të jashtëzakonshëm”, ka thënë Miralem Pjaniçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat