Mats Hummels njofton se do të pensionohet nga futbolli aktiv

Futboll

Mats Hummels njofton se do të pensionohet nga futbolli aktiv

Më: 4 prill 2025 Në ora: 22:44
Mats Hummels

Mbrojtësi i Romës, Mats Hummels, ka zbuluar se do të tërhiqet nga futbolli profesionist në përfundim të sezonit 2024/25.

Ikona 36-vjeçare gjermane iu bashkua Romës si lojtar i lirë shtatorin e kaluar pas largimit të tij nga Borussia Dortmund.

Me mbi 300 paraqitje për Borussia Dortmund, Hummels shkroi se ishte tejet i emocionuar për pensionimin.

“Unë po luftoj me emocionet e mia. Ky moment vjen për çdo futbollist. Pas 18 vitesh të pabesueshme, do të pensionohem këtë verë”, tha Hummels.

Gjatë karrierës së tij, Hummels ishte pesë herë kampion i Bundesligës, dy herë me Dortmundin, 3 herë me Bayernin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat