Zbulohen faktet që mbërritën te FIFA dhe sollën dënimin e Shqipërisë

Futboll

Zbulohen faktet që mbërritën te FIFA dhe sollën dënimin e Shqipërisë

Më: 18 prill 2025 Në ora: 12:05
Tifozët shqiptarë

FSHF-ja pak ditë më parë u dënua nga FIFA për thirrje diskriminuese nga tifozët me 20 mijë franga dhe me 20% mbyllje të stadiumit, prioritet tribunat pas porte. Vendim ky që do të zbatohet në sfidën e ardhshme me Serbinë.

Po çfarë ka ndodhur saktësisht në duelin me Andorrën, që “detyroi” FIFA-n të reagonte me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së? Siç shihet në dokumentet e FIFA-s pas procesit disiplinorë ka të bëjë me disa thirrje të tifozëve shqiptarë kundër Serbisë.

Saktësisht në orën 20:48, 3 minuta pas fillimit të sfidës me Andorrës është dëgjuar në kor nga tribuna N103, ku janë pozicionuar edhe tifozët kuqezi thirrje “Vriti, vriti, vriti serbët”. Thirrje këto që sipas FIFA-s kanë zgjatur diku tek 15-20 sekonda, ndërsa kjo ka nxitur urretje ndëretnike dhe dhunë ndaj serbëve.

Por jo vetëm kaq, pasi delegati i sfidës ka paraqitur një tjetër incident të ndodhur në këtë sfidë. Në orën 20:50 e njëjta këngë është përsëritur sërish në minutën e 5-të.

Thirrje këto të ardhura po nga tribuna pas porte N103. Këtë herë thirrjet kanë zgjatur 10 sekonda dhe sipas delegatit nuk ka pasur asnjë reagim nga lojtarët apo pjesëtarët e tjerë të ndeshjes.

Ndërkohë vlen të theksohet sipas vendimit të dhënë nga FIFA, 20% mund të mbushet me grupe të komunitetit ose organizata kundër diskriminimit, me miratim paraprak nga qeveria botërore e futbollit. Gjithashtu, brenda 6 muajve, FSHF duhet të hartojë dhe të paraqesë një plan të përmirësuar kundër diskriminimit që duhet të miratohet nga FIFA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat