Paçarada feston me Koln-in, një hap drejt rikthimit në Bundesliga I

Futboll

Paçarada feston me Koln-in, një hap drejt rikthimit në Bundesliga I

Nga: K.G. Më: 20 prill 2025 Në ora: 15:24
Leart Paçarada

Koln ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Preussen Munster, në kuadër të javës së 30-të të Bundesliga I.

Koln tre gola shënoi për vete e një për rivalin!

Reprezentuesi Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit nga minuta e parë duke treguar lojë të mirë dhe me ekipin e tij festuan fitoren me të rëndësishme të këtij edicioni, për faktin se edhe 7 pikë i duhen që të kremtojnë rikthimin në Bundesliga I.

Për Koln shënuan Lemperle (11'), Waldschmidt (45+1' - nga penalltia), Downs  (56') dhe për Preussen Munster Hubers (39' - autogol).

Koln kryeson me 54 pikë, pasojnël Hamburger SV me 53, Magdeburg 49 etj. Preussen Munster është në vend të 16-të me 28 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat