Presidenti i Bayernit konfirmon se kanë humbur garën për transferimin e Florian Wirtz

Futboll

Presidenti i Bayernit konfirmon se kanë humbur garën për transferimin e Florian Wirtz

Më: 24 maj 2025 Në ora: 15:33
Wirtz

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka pranuar se Florian Wirtz nuk do të bashkohet me kampionët e Gjermanisë.

Këtë deklaratë, Herber e bëri gjatë ditës së shtune, ku pranoi humbjen e garës për transferimin e Wirtz.

Ai tha se këtë informatë e ka marr nga drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl.

Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, Florian Wirtz karrierën do ta vazhdoj në Liverpul, e këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Bayern Munich.

“Max Eberl më informoi se Florian Wirtz ndoshta po anon nga Liverpooli.”, ka deklaruar Herbert Hainer.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat