Messi është gati t’ia rrëmbejë një rekord Cristiano Ronaldos

Futboll

Messi është gati t’ia rrëmbejë një rekord Cristiano Ronaldos

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 14:22
Messi e Ronaldo

Messi është gati t’ia rrëmbejë një rekord Cristiano Ronaldos!

Sfida mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos vazhdon, madje mund të ketë një tjetër kapitull në Botërorin e ri për Klube.

Duke marrë parasysh kompeticionin vjetor me këtë emër, portugezi kryeson me 7 gola të shënuar në 4 edicione ku ka marrë pjesë, ndërsa argjentinasi ka mbetur në kuotën e 5 golave.

Megjithatë, numri i golave të Messit mund të rritet, pasi ai do të zbresë në fushë me Inter Miami në kompeticionin e kësaj vere, ndërkohë që Ronaldo ka refuzuar të ndryshojë skuadër, duke qenë se Al Nassr nuk do të marrë pjesë në turneun që starton së shpejti në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat