Tiranës i largohet sulmuesi, vendos të përforcojë kryeqytetasit për Europën

Futboll

Tiranës i largohet sulmuesi, vendos të përforcojë kryeqytetasit për Europën

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 19:03
Pamje

Akileu Ndreca ka firmosur te Prishtina. Vetë lojtari ka zbuluar vendimin për të ardhmen përmes rrjeteve sociale.

Sulmuesi 24-vjeçar largohet pas një sezoni nga bardheblutë.

Përgjatë kampionatit ia doli të shënojë tetë gola duke qenë i dyti pas Zharmuni.

“Faleminderit familjes bardheblu. Faleminderit tifozëve dhe të gjithëve për emocionet që më dhuruat këtë vit. Uroj që Tirana të kthehet aty ku e meriton të jetë”, shkruan Ndreca në rrjetet sociale.

Prishtina po vijon me përforcimet para Europës. Rrugëtimi i tyre nis nga turi i parë i Ligës së Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat