Bayern vendos sa do të investojë për një sulmues të majtë

Futboll

Bayern vendos sa do të investojë për një sulmues të majtë

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 19:48
Kompany

Thomas Müller dhe Leroy Sané. Dy largime në pak javë. Bayern duhet urgjentisht të investojë për një sulmues të majtë.

Sipas gazetës gjermane Bild, klubi ka vendosur një shifër në dispozicion për pikën e dobët të skuadrës.

Bëhet fjalë për 60 deri në 100 mln euro.

Bayern në ditët e fundit tentoi Nico Williams, por dështoi. Spanjolli preferon Barcelonën. Emrat e tjerë në listë janë Rafael Leao (Milan), Cody Gakpo (Liverpool) dhe Kaoru Mitoma (Brighton & Hove Albion).

Bild shton se Bayern po kërkon edhe për të mbushur dy role të tjera. Klubit i duhet një mbrojtës i djathtë dhe një qendërmbrojtës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat