Agon Stuja, lider i heshtur i Vëllaznimit dhe objektiv i klubeve tjera

Futboll

Agon Stuja, lider i heshtur i Vëllaznimit dhe objektiv i klubeve tjera

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 20:32
Agon Stuja

Agon Stuja ka qenë një nga pikat më të forta të KF Vëllaznimit në sezonin e fundit. 

Mesfushori me tipare organizative ka treguar gjithashtu fleksibilitet të madh duke u aktivizuar me sukses edhe si mbrojtës i djathtë,

ku ka lënë përshtypje pozitive me disiplinën dhe përkushtimin e tij.

Image

Forma e tij e mirë nuk ka kaluar pa u vërejtur. 

Sipas burimeve të afërta me lojtarin, Stuja ka marrë disa oferta për të vazhduar karrierën në klube të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat