Ofendoi Shkëndijën dhe Dritën, kryetrajneri shqiptar ia mbyll gojën presidentit rumun

Futboll

Ofendoi Shkëndijën dhe Dritën, kryetrajneri shqiptar ia mbyll gojën presidentit rumun

Më: 31 korrik 2025 Në ora: 11:50
Beqiri e Becali

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, i është kundërpërgjigjur deklaratës së presidentit të FCSB-së, Gigi Becali, i cili kishte thënë se skuadra e tij duhej të fitonte 3, 4, ose 5 me 0 ndaj ekipit shqiptar, duke e quajtur madje “ekip i Divizionit C”.

Beqiri nuk u përmbajt pas ndeshjes: “Steaua e mori përgjigjen në fushë nga të dyja ndeshjet, teksa pastaj deklarata në media mund të japim sa të duam,” u shpreh ai, duke theksuar se rezultati foli vetë dhe fjalët nuk mjaftojnë për të fshehur realitetin.

Presidenti rumun Becali dje pas eliminimit u shpreh: “Shkëndija është ekip i Divizionit C.

Duhej t’i mundnim 3, 4, 5 me zero! Nëse na eliminon edhe Kosova, atëherë le ta lëmë krejt futbollin!”

Shkëndija e siguroi kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar kështu fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Në anën tjetër, Steaua e Bukureshtit do të ndeshet me Dritën në kualifikimet e Ligës së Europës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat