Ftohen disa lojtarë shqiptarë te Maqedonia e Veriut U-16

Futboll

Ftohen disa lojtarë shqiptarë te Maqedonia e Veriut U-16

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2025 Në ora: 16:33
Pamje nga një ndeshje

Maqedonia e Veriut U-16 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Malit të Zi. 

Ndeshjet janë paraparë më 19 gusht (e martë) në orën 17:00 dhe dy ditë më vonë (e enjte) në orën 11:00 në stadiumin "Bilijanini Izvori" në Ohër.

Trajneri i kombëtares së të rinjve, Ilami Isejni, do të mbështetet te lojtarët më të mirë.

Shqiptarët e ftuar:

Portieri Ilan Memeti (Lozana, Zvicër); mbrojtja Amar Akiki (Shkendija). 

Mesfusha Onur Cako (Gostivari), Ron Memedi (Albion), Dardan Ademi (Gostivar) dhe sulm Efe Raifi (Gostivar) Medin Emini (Koshice, Sllovaki).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat