Dhëndri i Kosovës ndryshon numrin e fanellës tek skuadra e madhe italiane

Futboll

Dhëndri i Kosovës ndryshon numrin e fanellës tek skuadra e madhe italiane

Më: 20 gusht 2025 Në ora: 12:12
Benjamin Pavard

Benjamin Pavard ka ndryshuar numrin e fanellës te skuadra e Interit për sezonin e ri 2025/26.

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës tani do ta bartë fanellën me numër pesë te skuadra italiane.

Përmes rrjeteve sociale, klubi italian ka njoftuar këtë ndryshim të numrit në fanellë – nga 28 në 5.

Kujtojmë se Pavard gjatë këtij viti është martuar me vajzën nga Kosova, Kleofina Pnishi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat