Futbollisti që mbetet dëshirë te Kombëtarja rikthehet me gol në Europë

Futboll

Futbollisti që mbetet dëshirë te Kombëtarja rikthehet me gol në Europë

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 22:32
Pamje nga ndeshja

Mainz po bën mjaft mirë në ndeshjen e kthimit me Rosenborg. Klubi i Bundesligës gjermane e ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-1.

Nelson Veiper ishte autor i golit të tretë për Mainz.

Klubi i Bundesligës e përjashtoi Veiperin në ndeshjen e parë, pasi akoma nuk kishte rinovuar. Firma në kontratë u zyrtarizua pikërisht sot.

Golin e dytë ndërkohë e asistoi Antoni Caci te Mainz.

Aktualisht janë pikërisht ata një hap larg grupeve të Ligës së Konferencës, pasi kanë përmbysur disavantazhin 2 me 1 nga ndeshja e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat