Muslija nuk gabon nga penalltia në Gjermani

Futboll

Muslija nuk gabon nga penalltia në Gjermani

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2025 Në ora: 17:26
Florent Muslija

Fortuna Dusseldorfit kthehet me pikë të plota.

Skuadra e Fortunës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në konak të Preussen Munster.

Për Fortunën shënuan Itten (64') e Muslija (72'-nga penalltia) dhe për vendasit Scherder (19').

Për reprezentuesin e Kosovës, Florent Muslija, është goli i dytë në pesë javët e deritashme në Bundesliga II. 
Muslija u paraqit tërë takimin.

Preussen Munster renditet në vend të 9-të me 7 pikë e Fortuna në të 11-tin me 7 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat