Partizani shkarkon zyrtarisht trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij

Futboll

Partizani shkarkon zyrtarisht trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 09:46
Mladen Milinkoviç

Klubi i Futbollit Partizani ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij.

Vendimi vjen pas rezultateve të dobëta të skuadrës në fillim të sezonit, ku më i fundit ishte humbja në derbin ndaj Tiranës.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Mladen Milinkoviç.

Pas analizës së bërë mbi paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës në këto 6 javë të kampionatit, klubi ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Milinkoviç dhe dy ndihmësit e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit thuhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat