Mbrojtësi i Kombëtares në "luftë" me kohën

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares në "luftë" me kohën

Më: 25 tetor 2025 Në ora: 11:40
Dinamo

Dinamo mori një fitore të rëndësishme ndaj Vorës. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi 2-0 ndaj ekipit të Arian Bellait.

Por përveç fitores dhe suksesit të dinamovitëve, ndaj Vorës kishte një mungesë të madhe për Dajën.

Bëhet fjalë për Naser Alijin. Ky i fundit nuk ishte pjesë e ekipit për këtë sfidë, për shkak të problemeve që kishte nga pubalgjia.

Nuk dihet ende se sa do të duhet të mungojë Aliji dhe sa ditë i duhet për rikuperimin dhe për të kaluar këtë shqetësim.

Ndeshja e radhës është shumë afër, pasi siç dihet Dinamo do të përballen me Partizanin në kuadër të javës së 9-të të kampionatit, duel i parashikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 19:30.

Në këtë mënyrë edhe koha është kundër Alijit dhe Dajës, me këtë të fundit që “kryqëzon gishtat” që ta ketë të gatshëm qendërmbrojtësin për derbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat