Zhegrova i ka disa fjalë para udhëtimit drejt Kosovës

Futboll

Zhegrova i ka disa fjalë para udhëtimit drejt Kosovës

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 12:15
Edon Zhegrova i

Edon Zhegrova i pati disa minuta në dispozicion mbrëmë në barazimin pa gola të Juventusit ndaj Torinos në Serie A.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të dhe solli freski në repartin ofanziv të “Zonjës së Vjetër” por nuk pati rezultat pozitiv në fund.

Pas kësaj ndeshje, vet Zhegrova reagoi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

“Vazhdojmë edhe më fort! Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen e jashtëzakonshme!”, shkroi Zhegrova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat