Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Futboll

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 21:07
Pamje

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi i sontëm do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh.

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard.

Ndeshja e sontme ndaj Frankfurtit nis nga ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat