Ministri Çeku inspekton punimet në stadiumin e qytetit të Suharekës

Futboll

Ministri Çeku inspekton punimet në stadiumin e qytetit të Suharekës

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 12:18
Ministri Hajrulla Çeku

Ministri Hajrulla Çeku ishte në Suharekë për të parë nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të qytetit.

Ai vizitoi edhe fushën ndihmëse në Studençan, e cila ka përfunduar dhe tashmë ofron hapësira moderne për klubet dhe sportistët e rinj.

Ndërkohë, po vazhdojnë punimet në Stadiumin e ri të Suharekës, një projekt prej 11 milionë eurosh që do t’i sigurojë KF “Ballkanit” kushte të standardeve bashkëkohore dhe mbi 6,500 ulëse për tifozët.

MKRS-ja vazhdon të investojë në infrastrukturë cilësore, me synim mbështetjen e sportit, rinisë dhe komunitetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat