Toni Kroos: Manchester City nuk e meritonte fitoren ndaj Realit

Futboll

Toni Kroos: Manchester City nuk e meritonte fitoren ndaj Realit

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 23:54
Toni Kroos

Ish-futbollisti i Real Madrdidit, Toni Kroos, ka komentuar ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku skuadra angleze të mërkeren fitoi në ”Santiago Bernabeu”, me rezultat 1-2.

Legjenda gjermane tha se Manchester City nuk e meritoi fitoren, pasi Real Madridi ishte skuadër më e rrezikshme në fushë.

“Manchester City nuk e meritonte fitoren. Real Madridi ishte në fakt skuadra më e rrezikshme. Pasi City shënoi golin e dytë, ata kaluan në një bllok shumë të thellë.

Kjo tregoi një problem të dukshëm për Madridin. Ata janë jashtëzakonisht të mirë në tranzicion, por nuk janë jashtëzakonisht të mirë në thyerjen e bllokimeve të ulëta.”, ka deklaruar Kroos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat