Valentin Serebe i Ballkanit shpallet golashënuesi më i mirë i vitit

Futboll

Valentin Serebe i Ballkanit shpallet golashënuesi më i mirë i vitit

Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 20:09
Valentin Serebe

Sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe është shpallur “Golashënuesi më i mirë i Vitit” nga FFK-ja.

Këtë çmim, futbollisti i Ballkanit e ka fituar në ceremoninë “Laureatët e Vitit” që po mbahet këtë të diel nga FFK-ja.

Serebe i Ballkanit ka 13 gola në sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Ai u transferua te Ballkani nga CFR Cluj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat