Mbrojtësi shqiptar sërish te Arsenali i Mikel Artetës   

Futboll

Mbrojtësi shqiptar sërish te Arsenali i Mikel Artetës   

Më: 6 janar 2026 Në ora: 14:09
Kombëtarja shqiptare U-21

Klubi i Morecambe FC ka njoftuar para pak orësh se mbrojtësi shqiptar Maldini Kacurri është rikthyer sërish te Arsenali.

Talenti kuqezi iu bashkua skuadrës së Morecambe FC (Liga e 5-të për nga rëndësia në Angli) gjatë merkatos së verës në 2025-ën, ndërsa tashmë, 20-vjeçari ndodhet nën urdhërat e trajnerit të Arsenalit Mikel Arteta.

Nuk ka një informacion konkret nëse do qendrojë te “Topçinjtë” deri në verën e këtij viti, apo do huazohet sërish, pa anashkaluar shitjen përfundimtare.

Kacurri zhvilloi paraqitje mbreslënëse në këtë huazim, por mbingarkesa në repartin defensive të kryesuesëve në Premier League, bën të kuptosh se nëse mbetet në “Emirates Stadium”, do “ngrohë” stolin. Me Shqipërinë, mbrojtësi e bëri debutimin më 4 shtator (2025), miqësorja ndaj Gjilbraltar.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat