Granit Xhaka me shokë i shkaktojnë humbje Crystal Palaces

Futboll

Granit Xhaka me shokë i shkaktojnë humbje Crystal Palaces

Nga: K.G. Më: 17 janar 2026 Në ora: 17:55
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Sunderlandit ka marrë tre pikë të qetësisë së madhe po ashtu ka rritur dukshëm gjasat për të luftuar edhe për katër vendet e para.

Sunderland në vatër të vet e mposhti me rezultat 2:1 Crystal Palacen nga Londra.

Kapiteni Granit Xhaka me bashkëlojtarë treguan angazhim e lojë të mirë duke iu shpërblyer shikuesit me një fitore të madhe.

Futbollistët Le Fee (33') e Brobbey (71') shënuan për Sunderlandin dhe Pino (30') për Crystal Palacen.

Sunderland është në pozitën e tetë me 33 pikë, ndërsa Crystal Palace në të 14-tin me 28 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat