Vora nuk ia del në shtëpi, lë pikë përballë Flamurtarit

Futboll

Vora nuk ia del në shtëpi, lë pikë përballë Flamurtarit

Më: 31 janar 2026 Në ora: 16:45
Vora - Flamurtari

Vora dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi në baraspeshë pa gola, 0-0.

Raste kishte shumë, teksa vendasit ishin më kërkues. Ata iu afruan dy herë golit me Kasallën, ndërsa një rast të pastër e kishin edhe me Adeloye.

Ndërkohë që në minutën e 69-të nga ana e vorakëve kishte pretendime për penallti, por arbitri Jorgji tha “jo”.

Kështu, Vora mbetet në vendin e 7-të, teksa shkon në kuotën e 25 pikëve.

Në krahun tjetër, vlonjatët ngjiten në vendin e 8-të të renditjes me 19 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat