Griezmanni afër largimit nga Atletico, mësohet destinacioni i tij

Futboll

Griezmanni afër largimit nga Atletico, mësohet destinacioni i tij

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 06:15
Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është në bisedime për t’iu bashkuar skuadrës së MLS, Orlando City SC, sipas raportimeve të fundit. 

Ylli 34-vjeçar i Atlético Madrid ka qenë prej kohësh objektiv i klubeve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “The Athletic”, skuadra e MLS-së nga Orlando është tashmë në “diskutime të avancuara” për të nënshkruar me francezin përpara nisjes së sezonit të ri në mars.

Drejtuesi i Orlando City, Ricardo Moreira, thuhet se ka udhëtuar në Madrid “disa herë” për ta çuar përpara marrëveshjen.

Griezmann iu bashkua Atleticos fillimisht në vitin 2014, ku luajti për pesë sezone. 

Ai kaloi dy sezone te Barcelona deri më 2021, pastaj iu ribashkua Atleticos

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat