Ballkani eliminon Gjilanin, Dukagjini gjunjëzon Feronikelin 74

Futboll

Ballkani eliminon Gjilanin, Dukagjini gjunjëzon Feronikelin 74

Nga: K.G. Më: 4 mars 2026 Në ora: 14:52
Ballkani

Ballkani i Therandës, Dukagjini i Klinës dhe Ferizaj, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani para shikuesve të vet e mundi me rezultat 2:1 Gjilanin.

Dukagjini i Klinës ishte më i mirë se Feronikeli 74 duke ngadhënjyer me 3:0.

Ferizaj e mposhti me rezultat 2:0 Vushtrrinë. 

Nesër do të luhet sfida mes Llapit dhe Malishevës, ku do të përcaktohet gjysmëfinalisti i fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat