Real Madridi heq dorë nga fituesi i Topit të Artë 2024

Futboll

Real Madridi heq dorë nga fituesi i Topit të Artë 2024

Më: 8 mars 2026 Në ora: 11:54
Rodri

Rodri nuk është në listën e Real Madridit për merkaton e verës.

Pavarësisht thashethemeve se madrilenët do të futeshin në garë për fituesin e Topit të Artë 2024, “AS” siguron që spanjollët kanë hequr dorë nga ai.

Kontrata e mesfushorit të Mançester Sitit skadon më 30 qershor 2027 dhe për momentin e ardhmja e tij varet nga oferta e rinovimit e bërë nga drejtuesit e klubit anglez.

Shumë lojtarë të Sitit po e kushtëzojnë të ardhmen e tyre me vendimin e Guardiolës për të qëndruar në krye të ekipit anglez.

Këtë sezon, Rodri ka luajtur në 24 ndeshje, duke përfshirë njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit të Premier Ligës. Duke mos u thirrur në ekipin kombëtar që nga shtatori i vitit 2025, Luis de la Fuente gjithmonë e ka pranuar padurimin e tij për rikthimin e mesfushorit, diçka që mund të ndodhë brenda dy javësh, kur ai të përfshihet në skuadër për Finalisima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat