Cityt i mungon njëra prej shtyllave në derbin me Chelsean

Futboll

Cityt i mungon njëra prej shtyllave në derbin me Chelsean

Më: 10 prill 2026 Në ora: 16:56
Pep Guardiola

Ruben Dias nuk është i disponueshëm për ndeshjen kundër Chelseas.

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka konfirmuar se portugezi nuk do të jetë në gjendje për fundjavë.

“Ruben Dias po përmirësohet, por nuk është gati për ndeshjen kundër Chelseas”, ka thënë Guardiola në konferencë për media.

Ky do të jetë një hendikep i madh për Qytetarët që po luftojnë që t’ia “vjedhin” titullin Arsenalit në Angli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat