Egnatia niset me "mision" të veçantë në kryeqytet

Futboll

Egnatia niset me "mision" të veçantë në kryeqytet

Më: 29 prill 2026 Në ora: 18:32
Egnatia

Egnatia do të udhëtojë drejt kryeqytetit të shtunën për t’u përballur me Dinamon, në sfidën e përcaktuar për t'u luajtur në orën 16:00 për llogari të javës së 34-të në Abissnet Superiore.

Ajo humbje në Rrogozhinë përballë Vorës me rezultatin 0-2, bëri për ujë të ftohtë skuadrën që mban ende statusin e kampiones në fuqi të Superiores dhe që shpreson akoma tek titulli edhe këtë edicion 2025-26.

Pasi siguruan dhe matematikisht Final Four, "egoja" e rrogozhinasve ende flet për urinë e fitores, për të lënë pas krahëve atë çfarë ndodhi një javë më parë. 

Për të kuptuar energjinë që po ndihet tek “djemtë” e trajnerit Edlir Tetova, mjafton të shohim postimin e fundit të bërë nga vetë Egnatia në rrjetet sociale. Pasi një javë më parë pamë aftësitë e “Supersajanit” në posterin prezantues, këtë herë rrogozhinasit janë “në mision” për tri pikët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat