Portieri Ramaj shënon autogol, Bayerni shmang turpin në minutën e 90+10

Futboll

Portieri Ramaj shënon autogol, Bayerni shmang turpin në minutën e 90+10

Nga: K.G. Më: 2 maj 2026 Në ora: 17:23
Heidenheimi

Lojtarët nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç e portieri Diant Ramaj, me Heidenheimin kthehen me një pikë në duel me kampionin e ri gjerman, Bayernin, duke luajtur baras (3:3) në Munih.

Portieri Diant Ramaj, si zakonisht nga minuta e parë të Heidenheimi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.

Futbollisti Arijon Ibrahimoviç u paraqit po ashtu titullar për Heidenheim.

Heidenheim ka befasuar në pjesën e parë duke udhëhequr edhe me rezultat 0:2 ndaj Bayernit.

Golat i realizuan Zivzivadze (22') e Dinkci (31').

Bayerni këndellet dhe ka ngushtuar rezultatin në minutën e 44-të me golin e futbollistit Goretzka.

I njëjti futbollisti shënoi edhe në minutën e 57-të për rezultatin 2:2.

Në minutën e 76-të Zivzivadze realizoi falë lojtarit nga Kosova Ibrahimoviç dhe 2:3 në favor të Heidenheimit.

Në minutën e 90+10 portieri Ramaj fatkeq, shënoi autogol dhe 3:3, Bayerni shmang turpin.

Goli i barazimit! Olise gjuan nga ana e majtë e zonës, godet shtyllën e djathtë dhe pastaj është fat, ku topi kthehet nga shpina e Ramajt dhe kalon vijën e fatale.

Ibrahimoviç u zëvendësua në minutën e 81-të.

Bayerni është në krye të tabelës me 83 pikë e Heidenheim në fund me 23 sosh pas javës së 32-të në Bundesliga !.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat