Barcelona pothuajse është kampion i ri i Spanjës në futboll.
Barcelona e ka mposhtur me rezultat 2:1 Osasunës vendase, në takimin e javës së 34-të të kampionatit spanjoll.
Lewandowski shënoi në minutën e 81-të e Torres në atë të 86-tën, për fitoren e liderit spanjoll.
Në rast se Reali barazon a humb nesër, Barcelona edhe praktikisht është kampion i ri.
Garcia në minutën e 89-të ngushtoi humbjen në 1:2.
Barcelona është në krye me 88 pikë, ka një ndeshje e 14 pikë më shumë se Reali në pozitën e dytë.
Osasuna renditet në pozitën e 10-të me 42 pikë.