Klubi i futbollit Ferizaj ka reaguar ndaj gjyqtarit Burim Jahmurati.
Sipas tyre, sot janë dëmtuar në përballjen në udhëtim, në barazimin me rezultat 1:1 me Gjilanin, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizaj është neë vend të nëntë me 34 pikë të mbedhura.
“Jemi thellësisht të zhgënjyer me mënyrën se si u nda drejtësia në ndeshjen e sotit. Vendimet e marra ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës dhe në rezultatin final.
Në dy raste të qarta, kapiteni ynë u ndal në mënyrë të palejuar nga lojtari kundërshtar, por në vend që të akordohej faull në favorin tonë, në njërin prej rasteve ai u ndëshkua padrejtësisht me karton të verdhë.
Po ashtu, anulimi i golit tonë mbetet i pakuptimtë, ndërsa goli i kundërshtarit duket qartë se erdhi nga një pozitë jashtë loje.
Këto vendime lënë shumë pikëpyetje dhe dëmtojnë besimin në një garë të drejtë dhe të barabartë”, ka reaguar FC Ferizaj.