Dinamo do të luajë të dielën ndeshjen e fundit të Superiores për sa i përket sezonit të rregullt, teksa blutë do të udhëtojnë drejt Tufi nës për t’u përballur me Partizanin në “Arenën e Demave”.
Ky do të jetë takimi katërt mes dy skuadrave, e cila tashmë është një përballje vetëm për statistikë edhe pse fitorja, mund t’i japë më shumë shanse Dinamos për të luftuar për titull.
Sa i përket formacionit, trajneri Daja pritet që të bëjë ndryshime të detyruara në formacion ku natyrisht pritet që të lërë edhe shumë lojtarë pushim për të qenë gati për takimin e Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias.
Në portë, pritet të jetë titullar sërish Aldo Teqja, ndërkohë që Neziri do të jetë në të majtë dhe Ysni Ismaili nga e djathta. Në qendër, sërish rikthehet Beqja pasi Dita u dëmtua në takimin e fundit ndaj Vorës dhe nuk do të rrezikohet për këtë sfi dë, ku krah Beqjes pritet të jetë edhe Aliji.
Në mesfushë, fanellë titullari mund të ketë sërish për Qefalinë, Gudiabin dhe Lorenco Vilën që mund të zërë vendin e Malomos me kartona. Në sulm, Bernard Berisha pritet të kthehet si titullar ndërkohë që Bregu do të jetë në krahun tjetër për të ndihmuar Guindon në qendër të sulmit.