Teuta ka shpëtuar nga rënia direkte nga kategoria

Futboll

Teuta ka shpëtuar nga rënia direkte nga kategoria

Më: 10 maj 2026 Në ora: 19:35
Teuta

Teuta ka shpëtuar nga rënia direkte nga kategoria me një “mrekulli” përballë Egnatias e cila harroi se luante për titullin kampion dhe u mposht me shumë lehtësi nga durrsakët.

Në një përballje që duhet të dhuronte emocione, në fushë ishte vetëm ekipi i drejtuar nga Bledar Hodo, i cili bëri gjithçka që të fitonte sfidën, me sulmuesit që e kishin të lehtë të gjendeshin në pozicion shënimi përballë formacionit të “sajuar” të rrogozhinasve.

Në fund, rezultati 3-2 nuk pasqyron atë që u pa në fushën e lojës, ku rrogozhinasit dukeshin për “shëtitje” dhe rrezikuan ta mbyllin me një pasiv më të thellë.

Egnatia tanimë do të vazhdojë sezonin me “Final Four”, ndërsa Teutën e pret ndeshja e play-out ndaj fitueses së çiftit Pogradeci-Besa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat